Në Francë sot do të shënohet 100-vjetori i Betejës së Somesë, një nga kapitujt më vdekjeprurës të Luftës së Parë Botërore.
Presidenti francez, Francois Hollande, kryeministri britanik, David Cameron dhe zyrtarë të tjerë të lartë që përfaqësojnë shtetet të përfshirë në këtë luftë, do marrin pjesë në ngjarjen që e shënon këtë betejë.
Ofensiva britaniko-franceze kundër forcave gjermane ka zgjatur 141 ditë në territorin e Francës në vitin 1916, ndërsa aty raportohet të jenë vrarë dhe plagosur më shumë se një milion persona. REL