Për nderë të 27 vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës organizohet manifestim qendror “ Java e Minatorëve”.
Para njëzeteshtatë vjetësh mbi 1 mijë e 300 të këtij gjiganti ekonomik të vendit protestuan për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës të kërcënuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, si alternative të veçante zgjodhën protestën me grevë urie e cila tërhoqi vëmendjen e mbarë botës.
Minatorët e kujtojnë këtë greve të urisë së vitit 1989, që shkundi themelet e shtetit Jugosllav, duke i rezistuar çdo shtypje që behej nga ky regjim.