Shënohet 71 vjetori i themelimit të RTP-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shënohet 71 vjetori i themelimit të RTP-së

    Insajderi
    05 February 2016 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Kinemanë ABC në Prishtinë u shënua 71 vjetori i themelimit të Radiotelevizionit të Prishtinës, i pari medium me program shqip në Kosovë.

    Qemajl Mustafa, ish drejtor i RTP-së , e lartësoj punën që është bërë në të kaluarën nga ky televizion duke e quajtur atë si  ”sinonim i qëndresës kombëtare”.

    “Me programe cilësore informative , dokumentare, arsimore, kulturore, artistike, muzikore, propagandistike e të tjera , në gjuhen shqipe , serbe, turke dhe rome, RTP-ja ishte vetmi institucion radioteleviziv botëror që i jepte hapësirë të gjitha etnive të shprehen ne gjuhen e vet”, tha Mustafa.

    Në vitin 1945 ishte hapur fillimisht Radio Prishtina që transmetohej në Prizren, kurse Televizioni i Prishtinës u themelua ne vitin 1974 dhe ishte programi i pare shqiptar i Kosovës.

    Menjëherë pas miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990,  regjimi serb mbylli dhunshëm Radio Televizionin e Prishtinës.

    Mbyllja e RTP-së paraqiste fillimin e fushatës së egër gjenocidale në të gjitha institucionet e Kosovës që pasoi pastaj me mbylljen e shtëpisë botuese Rilindja, Universitetin e Prishtinës, Akademinë e Shkencave dhe Arteve, si dhe Teatrin e Prishtinës.

    Sikurse në çdo përvjetor të themelimit të këtij mediumi, edhe sot nuk u la pa u përmendur fakti se një pjesë e ish-punëtorëve të RTP-së nuk janë kthyer në punë në pasardhësin e këtij mediumi, RTK.

    Mustafa e fajësoi Hashim Thaçin për nj gjë të tillë, duke thënë se në vitin 1999, si kryeministër në Qeverinë e Përkohshme kishte privuar ata “nga e drejta elementare për tu kthyer në vendet e punës.”

    “Kurse tërë pasurinë tonë materiale e shpirtërorë na e ka okupuar dhe po e shfrytëzon e gllabëron krijesa gjysmë profesionale e quajtur RTK,” ka shtuar ai.

    Në konferencë ishte pjesëmarrës edhe Ramiz Balaj, ish-redaktor në RTP.  Edhe ai pati ankesa për moskthim në vendin e punës./Insajderi

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark