
E në Kosovë, familja, si institucion në vete, ka shumë veçori. Numri më i madh i ekonomive familjare në një banesë, është gjashtë, ndërsa ekonomia familjare më e madhe është me 50 persona.
Këto të dhëna sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë, që është bërë në vitin 2011.
Ekonomia familjare përfshinë të gjithë personat që jetojnë në të njëjtën banesë e të cilët i ndajnë së bashku mjetet e jetesës.
Këtu, ekonomia familjare i referohet konceptit të ekonomisë familjare private, për dallim nga ekonomitë familjare kolektive siç janë grupet fetare, qendrat shëndetësore e jetimoret, njofton lajmi.net.
E më 15 maj, në gjithë botën organizohen aktivitete në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, që kanë për qëllim të tregojnë zona të ndryshme të rëndësishme për familjen dhe proceset shoqërore, ekonomike dhe demografike që prekin familjet.
Qëllimi i shënimit të Ditës ndërkombëtare të familjes është që të promovojë familjen dhe vlerat e familjes, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin.
Kjo ditë festohet në të gjithë botën nga viti 1993. /Insajderi.com