Dy vite më parë me 7 janar 2015, dy vrasësit islamikë sulmuan ndërtesën editoriale të revistës satirike franceze “Charlie Hebdo” në qytetin e Parisit. Në këtë sulm u vranë 12 njerëz, duke përfshirë edhe redaktorin e revistës, Stéphane Charbonnier.
“Charlie Hebdo” kishte botuar më parë disa karikaturat të profetit Muhamed dhe punonjësit paraprakisht ishin kërcënuar nga islamikët radikalë, shkruan DW.
Ndërsa të shtënat sollën një valë e solidariteti në gjithë Evropën, mijëra persona kishin mbajtur pankarta me mbishkrimin “Je suis Charlie” (Unë jam Charlie), ajo gjithashtu kishte nxitur një debat të ashpër në lidhje me lirinë e shprehjes artistike. Si mund të jetë i mbrojtur? Dhe cilat janë kufijtë e mundshme të lirisë së shprehjes? /Insajderi.com