Shënohet incidenti i parë në Sunny Hill, një mërgimtar dërgohet në mbajtje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shënohet incidenti i parë në Sunny Hill, një mërgimtar dërgohet në mbajtje

    Insajderi
    02 August 2025 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë me shtetësi zvicerane është arrestuar të premten në Bërrnicë të Poshtme, në ambientet e festivalit “Sunny Hill”, pasi dyshohet se i ka ofruar 20 euro ryshfet një zyrtari policor.

    Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi zvicerane, pasi që i kishte dhënë zyrtarit policor para në vlerë prej 20 eurosh. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark