Shënohet rritje e importit krahasuar me vitin e kaluar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shënohet rritje e importit krahasuar me vitin e kaluar

    Insajderi
    24 May 2016 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë sot se Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës gjatë periudhës janar-prill të këtij viti kanë mbledhur 63 milion euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Sipas tij, “gjatë periudhës Janar-Prill 2016, të hyrat në Doganë u rritën me 22.5% ndërkaq në ATK me 7.1%”.

    “Në total, janë mbledhur 63.3 mil euro më shumë se vitin e kaluar. Kjo rritje vjen si rezultat i masave të ndërmarra nga Dogana dhe ATK për ngushtimin e hendekut tatimor dhe nga aktiviteti i shtuar ekonomik në vend”, ka thënë ministri Hoti.

    Por, sipas tij, këto të dhëna tregojnë se ka pasur rritje të vlerës dhe sasisë së importit, që “reflektojnë rritjen e kërkesës agregate në vend.”

    “Rritja e të hyrave të ATK-së ka ardhur nga rritja e tatimit në korporata për kompanitë e mëdha”, ka shkruar në Facebook.

    “Përgëzoj punën e të gjithë zyrtarëve doganorë dhe tatimorë. Në veçanti, përgëzoj ekipet antikontrabandë që me përkushtim janë duke i mbyllur mundësitë e kontrabandës dhe evazionit fiskal”, ka thënë ai,/Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark