Mallorca ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Cadizit.
Ishte sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi i cili realizoi në minutën e 12-të të ndeshjes.
Ai realizoi bukur me kokë për epërsinë e hershme të ishullorëve.
Me këtë gol, Muriqi tani shkon në gjashtë, krahas edhe dy asistimeve.
Me fitore eventuale, Mallorca do t’i rriste në maksimum gjasat për mbijetesë.