Shenoll Muharremi propozon dy skenarë për zhbllokimin e Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shenoll Muharremi propozon dy skenarë për zhbllokimin e Kuvendit

    Insajderi
    27 April 2025 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti, Shenoll Muharremi, ka propozuar dy skenarë për t’i zhbllokuar hapat e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë së Kosovës.

    Përmes një statusi në Facebook, Muharremi shkroi se skenarët madje mund ta zgjidhin edhe nyjën e presidentit, shkruan Insajderi.

    Ai parashikoi se mund të ketë zgjidhje stabile dhe kompromis me koalicion LVV – PDK ose zgjedhje të reja dhe LVV shkon në opozitë.

    “Dy skenarë janë opcionale që e zhbllokojnë Kuvendin dhe e formojnë Qeverinë e Re (përfshi zgjidhin nyjen e Presidentit): (A) Zgjidhje stabile kompromisi tash, sipas vullnetit të rezultateve të 9 shkurit, koalicion LVV-PDK; ose (B) Zgjedhje të reja dhe LVV shkon në opozitë”, shkroi Muharremi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark