Shërbimet marokene informuan gjermanët për Amri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shërbimet marokene informuan gjermanët për Amri

    Insajderi
    23 December 2016 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimet sekrete marokene u kishin dërguar informacione kolegëve gjermanë të BND 19 shtatorin e kaluar, duke i vënë në dijeni për radikalizimin e Anis Amri, autorit të sulmit në tregun e Krishtlindjes në Berlin.

    Lajmin e bën të ditur të ditur agjencia “Mondafrique”, një ndër portalet informative kryesore të Afrikës së Veriut, që citon burime konfidenciale pranë shërbimeve sekrete.

    “Amri po bëhet gati të hidhet në aksion. Ai ka qenë në kontakt me një rus dhe një tjetër maroken anëtar të ISIS në Dotrmund”, njoftonin shërbimet marokene në informativën e tyre për kolegët gjermanë.

    Vërshimi i Amri me kamion në tregun e Krishtlindjes në Berlin i mori jetën 12 personave dhe plagosur disa dhjetëra të tjerë.

    Atentatori arriti të largohej nga vendi i ngjarjes dhe të shkonte në Itali, ku u vra këtë të premte pasi i bëri rezistencë të armatosur policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark