Shërbimet sekrete kanë detyruar Donald Trump t’u dorëzojë telefonin e tij, për ta zëvëndesuar me një të ri, të ‘paprekshëm’ nga hakerat.
Mesa duket Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përdorë një telefon “Android”, të një edicioni të limituar i cili do i ofrojë atij më shumë siguri.
“The New York Times” raporton se Trump do të përdorë madje edhe një numër të ri, në telefonin e tij Android i cili sipas raporteve ende nuk dihet se kujt marke i përket.
Telefoni është aprovuar nga shërbimet sekrete amerikane të cilat do i mundësojnë presidentit të ri të përdorë një telefon shumë të siguruar gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
Më herët edhe Barack Obama përdorte një telefon me siguri të lartë të markës “Blackberry”, dhe ku numrin e tij personal dhe email-in e kishin shumë pak njerëz. /Insajderi.com