Shërbimi Korrektues thotë se Makolli kishte kohë që ishte i sëmurë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shërbimi Korrektues thotë se Makolli kishte kohë që ishte i sëmurë

    Insajderi
    03 April 2017 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, pas raportimeve për vdekjen e të paraburgosurit Naser Makolli në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, të hënën.

    “Pas disa shkrimeve në portale për vdekjen e sotme të të paraburgosurit N.M., Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore dhe ka qenë duke u trajtuar në QPL në Lipjan”, thuhet në njoftim.

    “Të ndjerit i është dhënë e gjithë ndihma mjekësore dhe trajtimi i nevojshëm paraprakisht por edhe me rastin e keqësimit të gjendjes”, ka bërë të ditur SHKK.

    “Me rastin e vdekjes së tij, janë njoftuar autoritetet përkatëse të cilët po merren me procedurat për raste të tilla. Po ashtu, edhe SHKK dhe Ministria e Drejtësisë kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe opinioni publik do te njoftohet me kohe për të gjitha detajet e rastit”, përfundon njoftimi.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark