×
  • Lajme
  • Analiza

    Shërbimi Spitalor i Kosovës i shpërblen me tenderë dy kompani të papërgjegjshme

    Insajderi
    30 June 2022 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi

    Shërbimi Spitalor Klinik i Kosovës ka shpërblyer me kontrata publike dy operatorë të papërgjegjshëm.

    Kështu zbulon raporti i Auditorit të Përgjithshëm, shkruan Gazeta Insajderi

    Në rastin e parë institucioni që merret me menaxhimin e spitaleve në vend, ia ka dhënë tenderin kompanisë, pavarësisht se e njëjta nuk i ka ofruar të gjitha dokumentet e kërkuara.

    “Tek dosja e tenderit “Furnizim me Sterilizator Plazma me Material përcjelljes harxhues” të Spitalit të Përgjithshëm Gjilan në vlerë 44,250€, në kuadër të kapacitetit ekonomik dhe financiar ishte kërkuar vërtetimi nga banka komerciale i qarkullimit financiar prej 120,000€ për tri vitet e fundit”.

    “Operatori Ekonomik fitues kishte ofruar një vërtetim që mbulonte shumën e kërkuar për qarkullim, por i cili nuk specifikonte periudhën e mbuluar, që ishte e specifikuar si kërkesë e Dosjes së tenderit”, thuhet në raportin e Auditorit Gjeneral, shkruan Gazeta Insajderi.

    Tenderi tjetër i cili është dhënë kundër rregullave të prokurimit ka të bëj me shërbime funerali Covid -19.

    “Në procedurën e prokurimit “Shërbime funerali Covid -19” në vlerë 158,000€, kemi vërejtur se dy nga nëntë kompanitë që kishin ofertuar (kompania “Funerali ” dhe ” Ngushëllimi”), janë palë të ndërlidhura. Bazuar në dokumentacionin e ofertuar, kemi parë që, pronari i kompanisë “Ngushëllimi” ka aksione edhe në kompaninë ” Funerali” dhe po ashtu i njëjti mban pozitën e drejtorit menaxhues në të dyja kompanitë”.

    “Përkundër kësaj, SHSKUK ka shpërblyer me kontratë kompaninë “Funerali”, e cila sipas kërkesave ligjore do të duhej të vlerësohej si e pa përgjegjshme”, thuhet në raportin e Auditorit Gjeneral, shkruan Gazeta Insajderi.

    Dokumenti saktëson se “ofertimi i OE me dy kompani në një aktivitet prokurimi është në kundërshtim me rregullat pasi që shkakton dëmtim të konkurrencës, derisa shpërblimi me kontratë i operatoreve ekonomik të papërgjegjshëm rrezikon përmbushjen e kontratës sipas kërkesave të specifikuara në dosjen e tenderit”.

    Auditori rekomandon Bordin Drejtues dhe Drejtorin e Përgjithshëm, se bashku me Drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit që duhet të sigurojnë se vlerësimi i tenderëve bëhet në pajtim të plotë me kriteret e përcaktuara në dosjen e tenderit, në mënyrë që të arrihen objektivat e parapara./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark