×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherifi: Asnjë qeveri s’ka qenë më e pandjeshme ndaj minatorëve

    Insajderi
    01 August 2024 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bilall Sherifi i Nismës Socialdemokrate ka reaguar lidhur me gjendjen e minatorëve të Trepçës, të cilëve nuk iu janë ekzekutuar pagat.

    Sherifi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka pretenduar se Qeveria Kurti ka qenë ekzekutivi më i “pandjeshëm” ndaj nevojave elementare të minatorëve, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Deri më sot në Kosovë asnjë qeveri nuk ka qenë më e pandjeshme, më e ftohtë, më akull, ndaj nevojave elementare të punëtorëve siç janë minatorët, të cilët përveç punës së rëndë, çdo ditë u ekspozohen rreziqeve për jetën”, ka shkruar ai. “Dhe, krejt kjo, ndodhë me një qeveri që deklaron se është socialdemokrate! E turpshme! Uroj që kurrë më në të ardhmen të mos kemi një qeveri e tillë!”, përfundon shkrimi i Sherifit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark