Sherifi: Kurti ka arritur standarde të paarritshme në hipokrizi! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sherifi: Kurti ka arritur standarde të paarritshme në hipokrizi!

    Insajderi
    07 May 2023 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, ku sot ai tha se Ekipit Menaxhues për draft statutin e Asociacionit i ka përfunduar misioni dhe funksioni i vet, ndërsa që ditë më parë Qeveria tha se e shkarkoi këtë ekip.

    Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti ka ndërruar fjalët.

    Sherifi ka shtuar se kjo qeveri me këtë kryeministër kanë vendosur standarde të paarritshme në hipokrizi!

    Postimi i tij i plotë:

    Popullit i tha: e shkarkova “ekipin menaxhues”, sepse ka ofruar një “draft-statut” për një “Republikë Serbe” në Kosovë! Tani që ndërmjetësuesit kundërshtuan “shkarkimin e ekipit”, kryeministri ndërron fjalët.

    Tashmë nuk thot që e ka “shkarkuar” sepse ka ofruar një “draft-statut” për një “Republikë Serbe” në Kosovë, por që e ka “liruar nga detyra”, sepse ekipi e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionin e vet!

    Përfundimisht kjo qeveri me këtë kryeministër kanë vendosur standarde të paarritshme në hipokrizi!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark