Deklaratat e Kurtit si opozitë dhe veprimet tash si pushtetarë jo rrallë po dalin të jenë të kundërta.
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka komentuar dy deklarata të kryeministrit Kurti.
Kurti dikur thoshte se Kosova ka nevojë që prokurorët të bëhen të famshëm dhe të njetit të jenë më të famshëm se Kryeministri.
Gjithashtu Kurti kishte deklaruar se truprojet e politikanëve ti bart tek prokurorët.
Ndërkaq pas një viti qeverisje Kurti sipas Sherifit jo vetëm nuk krijoi një “prokuror të famshëm”, siç premtonte, por vazhdon të jetë më i famshëm se të gjithë prokurorët dhe gjykatësit së bashku
Postimi i plotë:
Kështu deklaronte Albin Kurti sa ishte në opozitë:
“Kemi nevojë për prokurorë që të bëhen shumë të famshëm në Kosovë. Unë mendoj që është me rëndësi që të kemi prokuror në Kosovë që është më i famshëm se kryeministri, kështu unë do të konsideroj që kam kryer detyrën time si kryeministër, kur të kem një prokuror më të famshëm se unë”.
Gjithashtu premtonte se kur të bëhet kryeminstër do t’ua heqë truprojet politikanëve dhe do t’ua jap prokurorëve. Sepse prokurorët kanë nevojë për mbrojtje dhe jo politikanët!
Pas një viti në krye të qeverisë, Albin Kurti jo vetëm nuk krijoi një “prokuror të famshëm”, siç premtonte, por vazhdon të jetë më i famshëm se të gjithë prokurorët dhe gjykatësit së bashku, dhe, siç shihet në foto, jo vetëm që nuk i largoi truprojet por e ka rritur numrin e tyre. Për vete jo për prokurorët!