Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq është lëshuar nga spitali ku ishte duke u trajtuar pas infektimit me COVID-19. Ai ka deklaruar se po ndihet mirë.
“Unë dola nga spitali dhe jam mirë. Faleminderit mjekëve dhe stafit mjekësor nga Spitali Dragisha Misoviq, të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm kujdesen për të gjithë pacientët ditë e natë”, shkroi Tadiq në Twitter.
Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të kenë kujdes dhe të mos e nënvlerësojnë këtë sëmundje.
“Jini të përgjegjshëm, sepse çdo nënvlerësim i kësaj sëmundje të rrezikshme mund të jetë kërcënues për jetën. Kini kujdes”, ka shkruar ai.