Sherr me armë mes shqiptarëve, 3 të plagosur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherr me armë mes shqiptarëve, 3 të plagosur

    Insajderi
    27 June 2022 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtëna me armë mes katër shtetasve shqiptarë kanë ndodhir mëngjesin e sotëm në Venecia ië Italisë, në zonën e Bibione. Mediat italiane raportojnë se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur tre persona.

    Njëri prej tyre mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën, pasi u transportua me helikipter në spital për të marrë ndihmë më të shpejtë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00.

    Dy nga të plagosurit janë shqiptarë, ata kishin ndërhyrë vetëm për të ndarë nga konflikti dy bashkatdhetarët që po ziheshin. Konflikti ka degraduar më tej në përdorimin e armës së zjarrit.

    Gjithçka nisi me një nga protagonistët, një 55-vjeçar me banim në Bevazzana, i cili i armatosur me armë i ka rënë ziles së derës së bashkatdhetarit të tij që jeton në një apartament në banesat publike në Via della Vega. Sipas dëshmive, personat e përfshirë, të punësuar si kopshtarë në një agjenci në Bibione, kishin debate për shkak të parave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark