Një 30-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kretës rreth orës 21:00 të së shtunës.
Sipas mediave greke, policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.
Ai është gjithashtu shtetas shqiptar.
Sherri ndodhi në një lokal ku u përfshinë disa persona, të cilët dyshohet që të jenë të gjithë shqiptarë, dhe më pas u zhvendos në rrugën jashtë lokalit.
30-vjeçari shqiptar është goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe iu nënshtrua operacionit në spital. Gjendja e tij konsiderohet kritike./Tv Klan/