Sherr me thika në Sarandë/ Vdes një person, Policia blindon zonën për të kapur autorin e krimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherr me thika në Sarandë/ Vdes një person, Policia blindon zonën për të kapur autorin e krimit

    Insajderi
    17 August 2022 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia bën me dije se viktima është qëlluar me thikë nga një person i cili është larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

    Ai është transportuar për në spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Identiteti i viktimës nuk dihet ende ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit.

    “Sot, rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një shtetas ende i paidentifikuar, i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

    Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark