Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të diele kryeqytetin grek Athinën.
Një shqiptar ka mbetur i plagosur, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ajo Pavllo dhe Psaron, një zonë që siç raporton korrespondenti i Top Channel, kontrollohet nga bandat shqiptare.
Sipas policisë, i plagosuri është në gjendje të rëndë në spital, pasi ka marrë plumba në kokë dhe bark. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Evangelismos.
Pas të shtënave, policia helene u mobilizua dhe në zonën mbërritën efektivë të shumtë, që rrethuan zonën dhe nisën hetimin për ngjarjen.
Ekzekutimet në mes të rrugës nuk janë të panjohura për banorët. Në të njëjtin territor janë vrarë disa anëtarë bandash gjatë viteve të fundit./Top Channel