Sherr mes vëzhguesve në qendrën e numërimit në Tiranë, 7 persona shoqërohen në polici - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherr mes vëzhguesve në qendrën e numërimit në Tiranë, 7 persona shoqërohen në polici

    Insajderi
    13 May 2025 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një situatë e pazakonshme ka ndodhur në një prej qendrave të votimit në Tiranë.

    7 personat, të cilët janë vëzhgues në KZAZ Nr. 32 përfunduan në komisariat dhe më pas u lanë të lirë pas deklaratave, shkruan Insajderi.

    “Më datë 12.05.2025, rreth orës 20:15, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të procesit të numërimit (përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike) po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

    Në përmbushje të procedurës standarde të punës është ndërhyrë menjëherë dhe janë shoqëruar 7 shtetasit që po konfliktoheshin për motive të dobëta.

    Në përfundim të marrjes së deklarimeve, 7 shtetasit janë lënë të lirë. Pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark