Në studion e emisionit “Breaking” në Top Chanel, ka plasur sherri midis Bledi Manes dhe kandidatit të VV-së për deputet në Shqipëri, Boiken Abazit, shkruan Insajderi.
E gjithë tema ishte se si Boiken Abazit i janë vjedhur votat në Shqipëri, dhe diskutimi ishte rreth kësaj.
Derisa Mane ishte duke folur në lidhje me paraqitjet e politikanëve nëpër televizione, Abazi merr një mesazh në telefon. Ai thotë se policia kanë nisur të rrahin në mes të rrugës vëzhgues në momentet që po flisnin. Pastaj qohet nga karrigia dhe ikë nga studio. Sipas tij, vëzhguesit ishin duke u rrahur, aty ku aj po pretendonte se i janë vjedhur votat.
“Sapo më njoftuan nga KZAZ 30 se policia është duke rrahur disa vëzhgues në mes të rrugës në këtë moment që po flasim. Zgjedhjet janë të shkëlqyera. Ika zonjë se këtu ka skandal duke ndodhur, nuk e kam mendjen në emisionin tuaj”, ka thënë Abazi dhe është larguar nga studio.
Ndërkohë, Mane thotë se atij i ka dërguar mesazh Albin Kurti.
“I ka dërguar mesazh Albin Kurti që të qohet. Ato janë lajme të sajuara, kështu që lëre zotërinë të gjejë hajdutët e 11 mijë votave”, është shprehur Mane./ Insajderi.org
VIDEO nga minuta 38:00.