Sherr në burgun grek mes dy shqiptarëve, plagoset 39-vjeçari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sherr në burgun grek mes dy shqiptarëve, plagoset 39-vjeçari

    Insajderi
    18 May 2023 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy shqiptarë janë përplasur me njëri-tjetrin në burgun e Malandrinos në Greqi.

    Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 39 vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije nga autoritetet vendase.

    Si autor i plagosjes është identifikuar një bashkatdhetar 30-vjeçar.

    Autori ashtu edhe i plagosuri vuajnë dënime për krime të rënda.

    Shkaqet e ngjarjes janë duke u hetuar ndërsa ndaj 30-vjeçarit është ngritur një tjetër dosje për plagosje dhe posedim të thikës në burg.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark