Sherr në një ndeshje futbolli për të rinj në Itali, babai futet në fushë dhe godet 13-vjeçarin që konfliktohej me djalin e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sherr në një ndeshje futbolli për të rinj në Itali, babai futet në fushë dhe godet 13-vjeçarin që konfliktohej me djalin e tij

    Insajderi
    03 September 2025 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një video e regjistruar nga tribunat kap momentet e fundit të ndeshjes midis Volpiano-Pianese dhe Carmagnola të zhvilluar në Collegno të Torinos dhe fillimin e përleshjes në mes të fushës.

    Nga pamjet e postuara vërehen dy djem që zihen, gjyqtarët përpiqen t’i ndajnë, ndërsa babai i njërit djalë hyn në fushë dhe godet 13-vjeçarin nga Volpiano-Pianese përpara se të sulmojë edhe një gjyqtar.

    Burri më pas nxirret jashtë fushe dhe nuk qetësohet edhe pasi kthehet në tribunë.

    Klikoni këtu për videon


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark