Sherr në Tiranë për një vajzë, 41-vjeçari godet me thikë dy persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherr në Tiranë për një vajzë, 41-vjeçari godet me thikë dy persona

    Insajderi
    06 May 2022 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sherr me thika ka ndodhur sot në Tiranë, ku 41-vjeçarim Blerim Gjeta, brenda ambienteve të një lokali ka goditur me thikë dy persona. 41-vjeçari nga Vora është arrestuar, ndërsa dy të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut  për jetën.

    Njoftimi i policisë:

    Plagosi me mjet prerës, 2 shtetas, falë veprimeve profesionale nga Policia, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se brenda ambienteve të një lokali në rrugën “Teodor Keko”, një shtetas kishte plagosur 2 shtetas të tjerë, me mjete prerëse, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tij.

    Falë veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, është bërë identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

    – B. Gj., 41 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

    Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, në një lokal në rrugën “Teodor Keko”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, shtetasit E. N., 35 vjeç dhe P. B., 48 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark