Sherri i Ramës burgoset një person – Kjo është arsyeja – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Sherri i Ramës burgoset një person – Kjo është arsyeja

    Insajderi
    01 October 2019 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë që sajoi një kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama në vitin 2012, u dënua me katër muaj heqje lirie.

    William Argeros kishte pranuar fajësinë në vitin 2016 për këtë çështje dhe për dëshmi të rrejshme para një jurie të madhe, duke u përballur me deri24 muaj heqje lirie, në bazë të marrëveshjes së tij të pranimit të fajit.

    Por gjykatësja, Madeline Cox Arleo, vuri në dukje mungesën e precedentëve paraprak penal të 61vjeçarit dhe besimin se kontributi prej 80 mijë dollarësh nuk kishte për qëllim të ndikojë në zgjedhjet amerikane.

    Ligji amerikan u ndalon shtetasve të huaj të japin kontribute për kandidatët federalë. Avokati John Azzarello, duke përfaqësuar zotin Argeros, tha se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama.

    Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. Kur akuzat u publikuan në vitin 2016, zyra e zotit Rama mohoi të ishte burim i kontributeve.

    Zyra e prokurorit amerikan pretendonte se zoti Argeros organizoi kontributin përmes një banori nga New Jersey, Bilal Shehu, i cili u dënua me kusht në vitin 2017.

    Gjykatësja Cox Arleo tha se i dha zotit Argeros një dënim më të rreptë, sepse ai pranoi të ketë gënjyer një juri të madhe.

    Zoti Argeros jetonte në Tampa të Floridës, në kohën kur u ngritën akuzat. Ai gjithashtu kaloi shumë vjet në Betlehem të Pennsylvanias, ku puna e tij përfshinte shërbimin në një bord këshillimor burgu dhe mbështetjen e ri integrmit të të burgosurve, tha avokati Azzarello. Disa nga ish kolegët e tij i shkruan letra gjykatëses Cox Arleo për ta mbështetur atë.

    Me lot në sy, zoti Argeros i tha gjykatëses se “ndjehem i turpëruar dhe marr përsipër përgjegjësinë e plotë për çfarë kam bërë”./voa


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark