Një qytetar nga Prishtina ka raportuar sjelljen jokorrekte të kompanisë “Termokos” ndaj tij si konsumator.
Sipas tij, gjatë kohës sa ishte në pushime, në ndërtesën e tij kishte ardhur një njoftim për vendosjen e alokatorëve dhe valvulave moderne në radiator.
Të cekura në njoftim ishin edhe datat potenciale. I njëjti ka ndërprerë pushimin e tij për të qenë prezent në banesë teksa bëhet instalimi. Por punëtorët e kompanisë nuk janë shfaqur andejpari as më 28 gusht e as sot.
I njëjti ka telefonuar në numrin për ndihmë ndaj konsumatorit, por në telefon i është thënë se aktualisht nuk po punohet në ato instalime dhe duhet të pres për terminet e tjera.