Shesheli dhe Jeremiqi dështojnë keq në zgjedhjet presidenciale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shesheli dhe Jeremiqi dështojnë keq në zgjedhjet presidenciale

    Insajderi
    02 April 2017 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbët kanë votuar sot për të zgjedhur presidentin e tyre të ri. Pas numërimit të 70 për qind të votave, prin kryeministri aktual, Aleksandar Vuçiq, me 55.20 për qind, i ndjekur nga Sasha Jankoviq, i dyti, me 16.00 për qind.

    Mediat serbe shkruajnë se gjasat janë minimale që të ketë rreth të dytë të votimit, dhe se fitorja e Vuçiqit është e sigurt.

    Ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, dhe ultra nacionalisti Vojisllav Sheshel, kanë dështuar fort, duke marrë vetëm 5.80, përkatësisht 4.40 për qind të votave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark