Vojsllav Sheshel është shpallur I pafajshëm për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit në luftërat e Ballkanit gjatë viteve 1990.
Tribunali i Hagës ka thënë se ai nuk ka pasur përgjegjësi individuale për krimet e kryera, njofton BBC.
Si ish-zëvendës i kryeministrit serb, në kohën e presidentit të atëhershëm Sllobodan Millosheviq, Shesheli u përball me tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte, për nxitje të spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në provincën serbe të Vojvodinës.
Hetuesit pretendonin se ai ka ndihmuar njësitë paramilitare serbe në realizimin e qëllimit të tij për krijimin e një “Serbie të Madhe”, të pastër etnikisht, nga shteti në shthurje i Jugosllavisë.
Ato njësi paramilitare larguan me dhjetëra mijëra myslimanë dhe kroatë nga shtëpitë e tyre.
Shesheli “kishte krijuar ushtrinë e vet të vullnetarëve,…i kishte indoktrinuar ata me ide helmuese” dhe i kishte dërguar ata për të kryer ‘krime të tmerrshme’, kishte thënë prokurorja e Kombeve të Bashkuara,Christine Dahl, në gjykatë, në vitin 2007./Insajderi.com