Zyrtarët belg kanë kërkuar nga qytetarët që e njohin personin në foto, të lajmërohen në polici.
Personi në foto është filmuar në pamjet e CCTV deri në orën 09:50 dhe ishte i veshur me një kapelë dhe një xhaketë me ngjyrë të lehtë,thanë zyrtarët belg.
Ata thanë se ai e kishte hedhur në tokë xhaketën e tij dhe janë duke i kërkuar publikut për të raportuar në qoftë se ajo është gjetur.
Sulmet e 22 marsit nga të ashtuquajturit Shtet Islamik në aeroportin e Brukselit dhe një stacion të metrosë lanë të vrarë 32 njerëz. /Insajderi.com