×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shfaqen probleme për emërimin e Adi Krastës, në krye të RTK’së del i dyti në test

    Insajderi
    06 January 2023 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta, ia kishte mësyer Radio Televizionit të Kosovës, për pozitën e zevendës drejtor i përgjithshëm, por atij i kanë dalur probleme. Në intervistën të mbajtur ai ka dalur i dyti, ndërsa ajo që e mundi Krastën është gazetarja Ilire Zajmi, shkruan Insajderi.

    Konkursi për ketë pozitë të lartë ishte hapur me 22 nëntor. Ndërsa në media ishte lakuar emri i gazetarit nga Shqipëria si një nga kandidatët, por që nuk kishte asnjë konfirmim nga ana e tij.

    Megjithatë Gazeta Insajderi përmes burimeve ka mësuar se Adi Krasti ka dalur i dyti.

    E para në bazë të pikëve të grumbulluara ka dalur Ilire Zajmi. Ajo në një prononcim për Gazetën Insajderi ka konfirmuar se ka fituar mbi 80 pikë.

    “Kam dal e para në intervistën e mbajtur me 19 dhjetor, dhe jam vlerësuar me më se shumti pikë 82. 60”, tha shkurt ajo për Insajderin.

    Kandidat të tjerë në garën për zëvendës drejtor gjeneral ishin edhe Rilind Gërvalla dhe Naser Thaqi.

    Ndërkohë Gazeta Insajderi merr vesh që komisioni i ankesave e ka kthyer çështjen në rivlerësim. Deri këtu ka ardhur për shkak se njëri nga kandidatët është ankuar. I njëjti kandidat sot është duke u intervistuar përsëri.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha, kishte deklaruar se ka informacione se gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta, mund të jetë drejtor i ardhshëm i televizionit publik në Kosovë.

    Por, sipas tij ligji e thotë që për të qenë pjesë e menaxhmentit duhet Krasta të ketë nënshtetësi të Kosovës.

    “Ligji i RTK-së e ka kusht që për të qenë menaxhment i televizionit duhet të ketë nënshtetësi të Kosovës. E kjo që e publikoi Krasta, pikërisht në kohën e konkursit mbetet për me u pa. Nuk e di saktësisht, kishte thënë Hoxha në një intervistë në Periskop.

    Ndyshe ditë më parë, gazetari Krasta, përmes një postimi në Facebook, kishte konfirmuar se ka marrë nënshtetësinë kosovarë dhe kjo gjë ka vënë në pikëpyetje nëse Krasta do të konkurrojë për drejtor të RTK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark