Shfaqet filmi i krijuar nga fëmijët shqiptarë në Zvicër - Insajderi
×
Kulturë

Shfaqet filmi i krijuar nga fëmijët shqiptarë në Zvicër

Insajderi
17 April 2017 - 13:29
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Bazel të Zvicrës po mbahet “Movie Camp 2017”, ku janë prezantuar dhjetë filma të metrazhit të shkurtë.

Këta ishin në mbikëqyrje të regjisorit Timo de Gento dhe producentit Giacun Gaduff, që të dy të nominuar për Oscar.

Në mesin e dhjetë filmave të shtunën është dhënë edhe premiera e filmit “Der Zauberer Dieb”, skenarin e të cilit e ka shkruar Floard Brajshori, kurse aktruan edhe Floard Brajshori, Suzana Brajshori dhe Elsa Sebaidini, njofton albinfo.ch.

Tashmë edhe gjeneratat e të rinjve shqiptarë që jetojnë në Zvicër kanë filluar të plasojnë idetë dhe filmat e tyre në kinematografinë zvicerane, si dhe në të ardhmen pritet që këta të rinj të marrin pjesë edhe në filma tjerë.

Ky kamp po mbahet në Bazel, ku gjatë një jave prodhohen filma. Njëri prej filmave ka qenë prodhim shqiptar me ide nga Floardi, i cili e ka bërë skenarin dhe ka luajtur rolin kryesor. Filmi është prodhuar nga fëmijët dhe mbikëqyrur nga regjisori i cili është i nominuar për Oscar dhe ka hyrë në mesin e pesë më të mirëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark