Pas disa muajsh në pushtet, shfaqet Lideri Suprem i Afganistanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pas disa muajsh në pushtet, shfaqet Lideri Suprem i Afganistanit

    Insajderi
    31 October 2021 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësi i izoluar i talibanëve në Afganistan bëri një paraqitje të rrallë publike më 30 tetor.

    Ai vizitoi një shkollë fetare në qytetin e Kandaharit.

    Udhëheqësi suprem i talibanëve, Mawlawi Haibatullah Akhundzada, nuk është shfaqur në publik që kur u bë lider i talibanëve në vitin 2016.

    Ai nuk ka bërë paraqitje edhe pasi lëvizja që udhëheq mori kontrollin e Afganistanit në muajin gusht, pas tërheqjes së forcave amerikane dhe vendeve tjera aleate.

    Akhundzada gjatë vizitës së tij në medresenë Darul Uloom Haakimah, u lut për “dëshmorët” talibanë dhe i kërkoi Zotit që “të shpërblejë popullin e Afganistanit që luftoi pabesimtarët dhe shtypësit për 20 vjet”.

    Kush është udhëheqësi suprem i talibanëve të Afganistanit?

    Ceremonia u mbajt nën masa të rrepta sigurie dhe aty nuk u lejua xhirimi apo shkrepja e ndonjë fotografie, raporton REL.

    Në mediat sociale janë publikuar vetëm audio incizime të deklaratave të tij.

    Gjatë fjalimit të tij 10-minutësh, Akhundzada u lut për zyrtarët që po kalojnë në “provën e madhe” të ndërtimit të “Emiratit Islamik të Afganistanit”.

    Akhundzada u emërua lider i lëvizjes pas vdekjes së paraardhësit të tij, Mullah Akhtar Mansour, nga një sulm me dron të SHBA-së më 2016.

    Deri në atë kohë ai ishte një figurë fetare relativisht e profilit të ulët.

    Paraqitja e tij në Kandahar ka nxitur spekulime se ai synon të marrë një rol më aktiv në drejtimin e vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark