Një prej figurave më të urryera në Kosovë, në veçanti nga Qeveria Kurti është rishfaqur në skenë. Bëhet fjalë për ish të dërguarin e posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.
Grenell i cili aktualisht ndodhet në Beograd, ka deklaruar se serbët i janë gëzuar fitores së SHBA-së në Botëror kundërdrejt Iranit. Përmes një cicërime në “Twitter”, Grenell u shpreh se i gjithë restoranti ku gjendej ai, festoi për rezultatin e futbollistëve amerikanë.
“I gjithë restoranti në Beograd po feston për golin e Amerikës”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar fitore me rezultat minimal 0:1 ndaj Iranit.