Shfaqet një virus që godet fëmijët, raportohen 15 raste në QKUK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shfaqet një virus që godet fëmijët, raportohen 15 raste në QKUK

    Insajderi
    21 November 2021 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm gjatë nëntorit 15 raste janë paraqitur në Klinikën e Pediatrisë në QKUK për kontroll nga infektimi me virusin Coxsackie.

    Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajçevci thotë se simptomat e këtij virusi si pikat e kuqe në duar, këmbë e gojë, kanë shkaktuar panik tek prindërit, por që situata është stabile.

    Grajçevci tregon se ky virus prek moshat nga një deri pesë vjeç, kryesisht periudhën e vjeshtës dhe dimrit.

    Por, si masë parandaluese, ajo thotë se prindërit duhet të tregojnë kujdes të shtuar të higjienës së fëmijëve.

    Pjesa dërrmuese e fëmijëve e kalojnë lehtë brenda 8 deri 10 ditë, ndërsa në raste të rralla kalohet në infeksion sekondar për çka përdoren antibiotik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark