Shfaqet premiera e filmit dokumentar “I Am Bolt” - Insajderi
×
Kulturë

Shfaqet premiera e filmit dokumentar “I Am Bolt”

Insajderi
29 November 2016 - 18:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sprinteri xhamajkan Usain Bolt u shfaq në tapetin e kuq në Londër për premierën e filmit dokumentar “I am Bolt”. Për krah legjendës së atletikës ishin edhe prindërit e tij, ndërkohë që nuk munguan as yjet e kinematografisë botërore.

Filmi “I am Bolt” bën një përshkrim të jetës dhe karrierës së Usain Bolt, fitues i 9 medaljeve të arta olimpike. Në të njëjtën kohë në këtë dukumentar tregohet edhe përgatitja që rekordmeni botëror ka bërë përpara çdo gare të zhvilluar.

“Nuk ka qenë asapak e lehtë për mua dhe për këtë arsye doja t’ia tregoja publikut jetën time, sepse nuk janë të paktë ata që e mendonin kështu. Gjithashtu doja t’u shfaqja njerëzve edhe personalitetin tim brenda dhe jashtë piste”, tha Bolt.

Në dokumentarin “I am Bolt” shfaqen edhe momentet e atletit gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit, Londrës dhe Rio De Zhaneiros të shoqëruara këto me intervista të familjarëve, miqve dhe trajnerit të sportistit.

Usain Bolt u bë i pari atlet që fitoi 3 medalje radhazi olimpike në garat 100 dhe 200 metra. Xhamajkani 30-vjeçar tashmë ka bërë të ditur se do të tërhiqet përfundimisht nga garat pas Botërorit të atletikës që do të mbahet në 2017 në Londër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark