Përmes vallëzimit artistik me lëvizje të sakta e të shoqëruara me muzikë, balerinët nga Behia’s Dance sjellin premierën e shfaqjes “Liqeni i Mjellmave” në Teatrin Kombëtar të Kosovës këtë të premtë, shkruan Insajderi
Driton Saqipi, i cili është koreograf i shfaqjes tha për Insajderin se pjesëmarrës do jenë 80 balerinë.
“Ne shfaqjen “Liqeni i Mjellmave” pjesëmarrës do të jenë mbi 80 balerin të “Behia’sDance”,që do të ngjiten në skenën e Teatrit Kombetare,ditën e premte për të shfaqur emocione para publikut,njerën nder shfaqjet më të bukura të P.I.Tchaykovski.”, tha ai për Insajderin
Saqipi tha se u bënë thirrje personave përgjegjës nga institucionet publike që të kenë prioritet investimin në mënyrë që të rinjtë të meren më shumë me aktivitete në fushën e artit.
“Personalisht i bëjë thirrje të gjithë personave përgjegjes të cilët punojnë në institucione publike,të kenë prioritet dhe të investojnë sa më shumë që të rinjtë tanë të merren me aktivitete në fushën e artit kulturës,sportit etj. Sepse po e shohim se viteve të fundit gjeneratat e reja pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në telefon,ipad rrjete sociale etj”, tha Saqipi.
Koreografia e kësaj shfaqje është realizuar nga Behie Murtezu dhe Driton Saqipi.
Shkolla e baletit “Behia’sDance” që nga viti 2008 ka filluar të merret me edukimin e gjeneratave të reja në fushen e baletit.