I kërkuar nga Prokuroria kosovare për rastin “Brezovica”, Millan Radojqiq është lajmëruar përmes një video nga Veriu. Lidhur me këtë prokurori i rastit, Rasim Maloku ka thënë për Insajderin se fletarresti ndaj Milan Radoiçiq ëshë ende aktiv dhe se në memonetin që ai do të haset nga Policia e Kosovës do të arrestohet.
“Ai ka fletarrest, është punë operative e policisë me arrestu ku t’haset”, tha Maloku.
Ndonesë, Radojçiq publikoi dje një video përmes së cilës tregonte se ai ndodhej në Veri, shteti nuk ka infomracion se si ka hyrë ai në Kosovë pasi ndaj tij ka fletarrest si i përfshirë në rastin “Brezovica”.
Prokurori Makoku tha për Insajderin se është punë operative e policisë me kërku kudo që ai haset.
Ndërsa për videon, Maloku tha se do të verifikohet.
I kërkuar nga Prokuroria kosovare për së paku një rast, rastin “Brezovica”, Millan Radojqiq muaj më parë i shpëtoi arrestimit në kufi. Ai është po ashtu në Listën e Zezë të ShBA-ve. Asnjëri nga ky fakt nuk e ka penguar që të tallet me Prokurorinë e Policinë e Kosovës. Me video u lajmerua nga Veriu.
Milan Radoiçiq, nënkryetari i Listës Serbe dhe i kerkuari nga Prokuroria e Kosovës për së paku, aq sa dihet në publik, rastin “Brezovica” ka bërë një video ku thotë se është në Miterovicën e Veriut.
“Edhe pse shqiptarët mendonin se mund ta ndalonin qëndrimin në mesin e popullit serb në Kosovë, kete nuk mund ta bejne” thote ai ne kete video.
Në video-mesazhin që ka regjistruar nga veriu i Kosovës, e që shihet në video, ai ka dërguar një mesazh të fortë për serbët në Kosovë.
“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb sapo ka filluar. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, më lejoni të them vetëm, dhe të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse atje nuk ka kthim nga këtu. Rroftë Serbia”, tha ai. /Gazeta Insajderi/