Shfaqja ‘La RREM’ e Kushtrim Koliqit vjen premierë më 9 prill - Insajderi
×
Kulturë

Shfaqja ‘La RREM’ e Kushtrim Koliqit vjen premierë më 9 prill

Insajderi
01 April 2021 - 11:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Teatri Kombëtar i Kosovës ka shpalosur sot programin për muajin prill. Në mesin e shumë shfaqjeve, këtë muaj teatri do të sjell edhe një premierë.

Bëhet fjalë për shfaqjen “La RREM” me tekst të Arian Krasniqit e me regji të Kushtrim Koliqit.

Drama është një dedikim për figurën e Muharrem Qenës si projektuesi i frymës moderne në teatër, si aktor dhe regjisor si dhe në fushën e formulimeve dhe interpretimeve muzikore, ndërkaq, rolin e tij do ta luaj aktori Ernest Malazogu.

Ka qenë vajza e Muharrem Qenës, Rebeka, ajo e cila së bashku me Kushtrim Koliqin, regjisorin e shfaqjes kanë vendosur që të merren më seriozisht me figurën e Qenës. Pasi siç ka treguar Koliqi në një intervistë të mëhershme për KultPlus, ai shpesh në biseda me komunitetin artistik ka deklaruar se figura të tilla artistike si ajo e Qenës, duhet të ringjallen në forma të ndryshme.

Ndërkaq përveç Ernest Malazogut, aktorët tjerë pjesëmarrës në këtë shfaqje do të jenë: Shengyl Ismaili, Ylber Bardhi, Arta Selimi, Armend Baloku, Bujar Ahmeti dhe Flaka Latifi.

Premiera e shfaqjes vjen më datë 9 prill, në ora 19:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark