
Shfaqja muzikore “Zgjimi i Pranverës”, me regji të Zana Hoxhës, u prezantua edhe para publikut në Slloveni.
Më 4 korrik, 2022 (e hënë) publiku në Slloveni pati rastin ta shohë këtë shfaqje në Teatrin Kombëtar të Sllovenisë në Nova Gorica.
Kryevepra e autorit Frank Wedekind “Zgjimi i Pranverës” është adaptuar në Kosovën e viteve të ’90-ta. Nevoja e të rinjve për të kuptuar dhe për t’u kuptuar ka qenë dhe vazhdon të jetë sfidë, sidomos historia që i ka përcjellë të rinjtë tanë në vitet e ’90-ta, kohë protestash e rezistence, kohë kur liria kolektive dhe personale ishte e kufizuar nga regjimi politik i Millosheviqit dhe patriarkati, përderisa solidariteti mbante gjallë frymën e rezistencës kolektive.
Shfaqja është dhënë në praninë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ministres së Kulturës në Slloveni, Asta Vrecko dhe kryebashkiakut, Klemen Miklavic
Në shfaqje luajnë aktorët: Hajat Toçilla, Valmir Krasniqi, Labinot Raci, Arta Muçaj, Shkelzen Veseli, Semira Latifi, Shpetim Kastrati, Zhaneta Xhemajli, Verona Koxha, Flamur Ahmeti, Armend Ballazhi.
Muzikantët: Alzan Gashi, Arbër Salihu & Drin Tashi, koreografia: Robert Nuha, kostumegrafia: Yllka Brada, skenografia: Youliana Voykova – Najman, inspicient: Bajram Mehemtaj dhe asistente: Elira A Lluka.