×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shfrytëzoi çarçafët e shtratit”- Detaje se si u arratis Faton Hajrizi nga burgu i Smrekonicës

    Insajderi
    07 July 2024 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faton Hajrizi – njeriu që u arratis të shtunën për herën e nëntë nga burgjet e Kosovës është shpallur në kërkim nga Policia. I burgosur për vrasjen e ushtarit rus dhe vepra tjera penale, Hajrizi iku nga Burgu i Smrekonicës dje në orët e mëngjesit me një plan të detajuar.

    Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se edhe këtë herë, si në ikjet e tij spektolare të mëhershme, Hajrizi ishte i përgatitur për t’u larguar nga burgu pa u kapur nga oficerët.

    Faton Hajrizi dyshohet se u arratis gjatë periudhës kohore nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 07:00.

    I arratisuri më i famshëm në Kosovë arriti që fillimisht t’i shfrytëzojë çarçafët e shtratit, të cilët i lidhi në radiatorin e dhomës ku ai ishte i vendosur.

    Në këtë mënyrë, Hajrizi arriti që të largohet nga dhoma përmes dritares në katin e dytë dhe kështu ia doli të depërtojë në katin e parë.

    Nga aty, Hajrizi e kaloi rrethojën e jashtme të burgut dhe u arratis për të nëntën herë.

    Qendra Korrektuese e Smrekonicës ku Hajrizi vuante dënimin është institucion i tipit të hapur.

    Arratisjen e tij e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe ka njoftuar se për këtë çështje është njoftuar Policia dhe janë suspenduar dy oficerë.

    Faton Hajrizi ishte dënuar për vrasjen e një ushtari rus. Në kohën kur ai e kishte kryer vrasjen ishte vetëm 15-vjeçar. Për këtë vrasje, ai ishte dënuar 27 vjet burg.

    Por, siç rrëfente vetë Hajrizi, tre ditë pasi u dërgua në burgun e Mitrovicës, ai kishte arritur të ikte nga atje. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2000.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark