Shfrytëzoi taksat e qytetarëve për derivate, deputetja e VV-së nuk i përgjigjet popullit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shfrytëzoi taksat e qytetarëve për derivate, deputetja e VV-së nuk i përgjigjet popullit

    Insajderi
    04 February 2022 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LVV-së Yllza Hoti për vetëm dy muaj ka përfituar 810 euro për shpenzimet me derivate edhe pse jeton në Prishtinë.

    Madje Hoti nuk ka deklaruar ndonjë veturë në emër të saj.

    Të gjitha këto shpenzime janë të paguara me taksa nga populli, por ajo nuk ka dhënë asnjë përgjigje për qytetarët.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me deputeten në fjalë por e njëjta nuk i është përgjigjur thirrjeve, duke refuzuar kështu të flas lidhur me shpenzimet.

    Ndryshe ajo dje e ka mbyllur krejtësisht opsionin për të komentuar në postimet e saj në Facebook, ndonëse ky opsion ishte i hapur më parë.

    Ajo po ashtu ka ndërruar edhe vendbanimin në facebook ku deri para publikimit të shpenzimeve për derivate në facebookun e saj Prishtina figuronte si vendbanim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark