Shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, arrestohet 26-vjeçari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, arrestohet 26-vjeçari

    Insajderi
    19 December 2021 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 26 vjeçar me inicialet V. Gj., është arrestuar në Tiranë, pasi shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj.

    Në pranga edhe një 70-vjeçar që jetonte i vetëm, i cili gjente klientët dhe vinte banesën në dispozicion për të ushtuar prostitucionin 27-vjeçarja.

    Sipas Policisë, bazuar në provat e grumbulluara, në kuadër të operacionit policor “EXPLOITATION” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”, i shtetasit V. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë.

    “Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. O., 70 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e mirorganizuara operative dhe hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u arrit të zbulohet dhe të dokumentohet plotësisht ngjarja, nga e cila rezulton se 27-vjeçarja shfrytëzohej për prostitucion nga bashkëshorti i saj, shtetasi V. GJ., i cili e dhunonte, si dhe nga shtetasi P. O. Këtë aktivitet kriminal këta persona e kryenin në apartamentin e shtetasit P. O., i cili siguronte dhe klientët”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark