Shfuqizimi i vendimit për Klan Kosovën, Halimi: Nuk ka më pushtet që i mbyllë mediat – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shfuqizimi i vendimit për Klan Kosovën, Halimi: Nuk ka më pushtet që i mbyllë mediat

    Insajderi
    21 June 2023 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarja e LDK’së, Sibel Halimi ka reaguar pasi Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për pezullimin e certifikatës së televizionit Klan Kosova.

    Halimi tha se ky është një lajm i mirë, pasi që nuk ka më pushtet dhe parti që të mbyllë mediat.

    Lajmi se ARBK e ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit Televizionit Klan Kosova është lajm i mirë për dy aspektet e saj thelbësore. Sëpari në Kosovë po funksionon sistemi shtetëror dhe ekonomia e tregut të lirë dhe sëdyti, nuk ka më fuqi pushtetore e partiake që mbyllë media”, ka shkruar Halimi

    Tutje, Halimi tha se asnjë pushtet nuk mund të mposhtë shprehjen dhe mendimin e lirë.

    Ky vend ka histori demokracie dhe tendencat e suspendimit të saj nga një ideologji majtiste e populliste do të jenë krejtësisht të kota! Asnjë pushtet nuk mund ta mposhtë vullnetin e një shoqërie që ka përqafuar vlerat e përbashkëta euroatlantike, mendimin dhe shprehjen e lirë“, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark