Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellë me vranësira të dendura.
Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë natës dhe nesër do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë, deri sa në viset malore do të ketë vetëm reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri 10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe më pas nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit, përcjell Gazeta Metro.
IHMK ndonëse thotë se reshjet e shiut mund të jenë të përziera me baltë, por që këto nuk janë fenomene të pazakonta.