Shifra të papërfillshme, kaq serbë nga Kosova votuan sot në Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shifra të papërfillshme, kaq serbë nga Kosova votuan sot në Serbi

    Insajderi
    03 April 2022 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjithsej nga Kosova në Serbi kanë shkuar rreth 12 mijë serbë me dyshtetësi që kanë të drejtë vote. Këto janë të dhëna që i ka mbledhur Instituti për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike.

    Analisti Fatmir Sheholli thotë se ky fakt dëshmon që serbët e Kosovës janë të lodhur me përpjekjet e Serbisë që t’i përdorë dhe manipulon për çështje të veta.

    Sipas IAMN, nga 12 mijë serbë që shkuan të votojnë sot në Serbi, 80% prej tyre punojnë në organet ilegale të Serbisë në Kosovë, 15% janë serbë të cilët punojnë në institucionet e Kosovës dhe 5% janë qytetarë serbë që nuk janë të punësuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark