"Shihemi pas Vitit të Ri" - Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shihemi pas Vitit të Ri” – Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

    Insajderi
    19 December 2023 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet mbledhja e komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kjo për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të opozitës në votim të rendit të ditës.

    Në rend dit ka qenë e paraparë të miratohet projekt-rezoluta për raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin 2022 dhe shqyrtimi i planeve vjetore të performancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit.

    Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala tha se në mungesë të kuorumit dështon mbledhja.

    Ai tha se mbledhja e radhës së Komisionit pritet të mbahet pas Vitit të Ri.

    Shala: Nuk ka kuorum, shihemi pas Vitit të Ri


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark