Shikojeni ish-këshilltarin e Thaçit duke imituar Albin Kurtin, Lutfi Hazirin e Ramush Haradinajn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shikojeni ish-këshilltarin e Thaçit duke imituar Albin Kurtin, Lutfi Hazirin e Ramush Haradinajn

    Insajderi
    06 April 2022 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka treguar aftësitë e tij në imitim në një emision në ATV, ku ka qenë i ftuar së fundi.

    Derisa po luanin një lojë, Behramit i ra që të imitonte dikë nga figurat publike.

    Jo një, por ai më pas imitoi tre. E filloi me kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn, për të vazhduar me kryeministrin Albin Kurti dhe ish-kryetarin e Gjilanit, Lufti Haziri.

    Nga aftësitë e tij imituese mbetën të habitur moderatorja e emisionit, e edhe avokati Tomë Gashi, i cili qeshte edhe gjatë kohës sa Behrami imitonte Kurtin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark