Shikoni se sa i bukur është telefoni më i ri i markës One Plus - Insajderi
×
Teknologji

Shikoni se sa i bukur është telefoni më i ri i markës One Plus

Insajderi
09 October 2020 - 12:54
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me më pak se një javë kohë për t’u prezantuar OnePlus 8T 5G, kompania sot ka treguar telefonin e tij inteligjent të shumë pritur në mënyrë të plotë për herë të parë.

Ky është Aquamarine Green OnePlus 8T 5G.

Telefoni inteligjent i ardhshëm shfaqet në ngjyrën e re të gjelbër Aquamarine që OnePlus ka krijuar për të, transmeton Telegrafi.

Me produktet e mëparshme kompania është përqendruar në ngjyrat ‘mat’, por kësaj here OnePlus ka zgjedhur një shtresë me shkëlqim.

Bashkë me ngjyrën e re është edhe një risi te kamera. OnePlus 8 5G tashmë ka një format të kamerave në formë drejtkëndëshe shumë më të madhe.

Videoja e botuar sot konfirmon praninë e një kamere kryesore 48 megapiksel.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark